Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.
Në një komunikatë për media nga LDK-ja thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatët.
Po ashtu, Abdixhiku ka shpalosur qëndrimin e tij si lider i LDK-së për aktivitetin gjithëpërfshirës me gjithë akterët në vend që formojnë dhe kanë ndikim në opinionin publik.
“Në takim u bisedua për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë. U ritheksua qëndrimi i LDK-së karshi kësaj situate; ndërsa kryetari Abdixhiku shpalosi idenë dhe iniciativën e tij dhe të LDK-së për aktivitetin gjithëpërfshirës me gjithë akterët në vend që formojnë dhe kanë ndikim në opinionin publik (takime konsultative me gazetarë dhe opinionistë, shoqëri civile, profesorë, diplomatë dhe ish-diplomatë si dhe biznese) dhe akterë tjerë të shoqërisë tonë që besojnë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në takim është diskutuar edhe për aktivitetet e LDK-së si dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.