Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat që u vranë mizorisht nga forcat kriminale serbe në Srebrenicë.
Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se u detyrohen viktimave që do të luftohet për drejtësi, në mënyrë që mohuesit e gjenocidit dhe nxitësit e urrejtjes të mos bëhen kërcënim për paqen.
Ndërkaq, në Facebook, Osmani tha se i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot.
“Sot ne kujtojmë gjenocidin e Srebrenicës dhe dhimbjen dhe vuajtjen e skalitur përgjithmonë në kujtesën tonë. Ne ua detyrojmë viktimave, të dashurve të tyre dhe atyre që vijnë pas nesh për të luftuar për drejtësi dhe për të mos lejuar që mohuesit e gjenocidit dhe nxitësit e urrejtjes të bëhen kërcënim për paqen”, shkroi ajo.
Today we remember the #SrebrenicaGenocide and the pain & suffering forever etched in our memory.
We owe it to the victims, their loved ones and to those who come after us to strive for justice & not allow genocide deniers & promoters of hatred to become a threat to peace. pic.twitter.com/fDxGIzT6Iv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 11, 2023
Bosnja e Hercegovina sot shënon 28-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
25 vjet pas masakrës, kërkimet vijojnë ende për të gjetur varret masive. Identifikimi është i vështirë, trupat u copëtuan ndërsa hidheshin në gropa me buldozer. Në raste të tjera, trupat janë hequr nga varret për t’u rivarrosur diku tjetër, për të fshehur krimin. Ekspertët mjekoligjor kanë punuar mbi mbetjet e trupave që janë gjetur në qindra gropat masive që janë zbuluar në zonë. Emrat e viktimave janë gdhendur në një memorial të gurtë.
Në mars të vitit 2016, Karadzic u dënua për gjenocid në Srebrenicë. Ai u shpall fajtor gjithashtu për krime lufte, krime kundër njerëzimit gjatë 44 muajve të rrethimit të Sarajevës, dhe për drejtimin e një fushate spastrimi etnik, duke dëbuar kroatët dhe myslimanët nga zonat e Bosnjës, për të cilat pretendonin se ishin serbe.
Në mars të vitit 2019, gjyqtarët e apelit mbështetën dënimin e Karagjiqit për masakrën e Srebrenicës, ku u vranë 8 mijë burra e djem myslimanë dhe vendosën që dënimi me 40 vjet heqje lirie ishte shumë i lehtë për një krim të këtij kalibri, dhe e dënuan Karagjiqin me burgim të përjetshëm, duke i dhënë fund një prej proceseve më të rëndësishme për gjenocide gjatë luftërave ballkanike në vitet e 90-ta.