Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për qasjen e tyre lidhur me situatën në veri të vendit.
Hoti e ka fajësuar Qeverinë për mungesë të koordinimit me partnerët ndërkombëtarë si dhe për gabim në hapa në lidhje me veriun.
“Duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e situatës në veri. Kryetarët e zgjedhur me 2% i fusin në zyrë me polici dhe i mbajnë të ngujuar. Nuk i përfillin kërkesat e aleatëve kur u vijnë për vizitë në Prishtinë dhe u kërkojnë zgjedhje të reja në ato komuna pa kushte nga asnjëra palë. Shkojnë në Bratisllavë e merren vesh për shtensionim të situatës, por askush nuk di gjë se çfarë janë marrë vesh”, ka thënë ai.
Hoti akuzoi Qeverinë Kurti se “Uashingtonin e Brukselin i kanë zëvendësuar me Ohrin e Bratisllavën”.
“Kjo është politikë se jo mahi”, përfundoi Hoti.