Një punëtor ka ndërruar jetë gjersa ishte pjesë e një ekipi që po përfundonte punimet në një objekt në Bresje të Fushë-Kosovës.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën ‘Tahir Zemaj’ në Bresje të Fushë- Kosovës, një person, mashkull rreth 38 vjeç ka rënë nga lartësia brenda një objekti. Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, i njëjti pak kohë më pas ka ndërruar jetë. Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente unime në atë objekt”, ka deklaruar ai.
Bëhet e ditur se policia tashmë ka nisur hetimin e rrethanave.