SHBA sanksionon Aleksandar Vulinin

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Vulin ishte përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës gjersa përmendet edhe qëndrimi i tij pro rus. Njëherit, ai është sanksionuar edhe për përfshirje në krim të organizuar dhe destabilizim të rajonit

Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka njoftuar Departamenti Amerikan i Thesarit.

faqen zyrtare të tyre, thuhet se Vulin kishte shfrytëzuar pozicionin e tij për të lehtësuar aktivitetet politike dhe interesat personale dhe për rrjedhojë, kishte lehtësuar aktivitetet ruse në Serbi dhe rajon, duke cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Thesari nuk do të hezitojë t’i synojë aktorët që abuzojnë me pozitat e tyre për përfitime personale, duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Veprimi i sotëm mban përgjegjës Aleksander Vulin për aktet e tij korruptive dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu aktivitetet keqdashëse të Rusisë në rajon.”

Siç thuhet në njoftim, Vulin ishte përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës gjersa përmendet edhe qëndrimi i tij prorus.

“Veprimet e Vulin kanë avancuar korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse të Serbisë. Këto akte përfshijnë shfrytëzimin e autoritetit të tij për përfitime personale, duke përfshirë përfshirjen në një rrjet të trafikut të drogës. Ai ka përdorur pozicionet e tij publike për të mbështetur Rusinë, duke lehtësuar aktivitetet keqdashëse të Rusisë që degradojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe duke i ofruar Rusisë një platformë për të çuar më tej ndikimin e saj në rajon”, thuhet në njoftim.

Vulin është drejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë dhe më parë ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Brendshëm.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika