Vulin nën sanksione nga ShBA, Halimi: Lajm i mirë për rajonin, sepse Amerika dëshmoi zero tolerancë për fashizmin

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se vënia e sanksioneve të ShBA-së ndaj Aleksandar Vulinit është lajm i mirë për rajonin

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se vënia e sanksioneve të ShBA-së ndaj Aleksandar Vulinit është lajm i mirë për rajonin.

Sipas saj, me këtë veprim, Amerika dëshmon zero tolerancë për “fashizmin dhe së dyti, e ndëshkon shefin e “trurit” të rebelimit të serbëve në veri të Kosovës dhe inkursorin e ndikimit rus”.

“Lidhjet e Kosovës me ShBA janë ekzistenciale, prandaj çfarëdo shmangie e koordinimit me aleatin dhe mikun e madh dhe secila përplasje me të, është rënie e lidershipit kosovar në kurthin serb”, ka shkruar Halimi.

Aleksandër Vulin është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka njoftuar Departamenti Amerikan i Thesarit.

 faqen zyrtare të tyre thuhet se Vulin kishte shfrytëzuar pozicionin e tij për të lehtësuar aktivitetet politike dhe interesat personale dhe për rrjedhojë, kishte lehtësuar aktivitetet ruse në Serbi dhe rajon, duke cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Thesari nuk do të hezitojë t’i synojë aktorët që abuzojnë me pozitat e tyre për përfitime personale duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Veprimi i sotëm mban përgjegjës Aleksander Vulin për aktet e tij korruptive dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu aktivitetet keqdashëse të Rusisë në rajon”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika