Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se beson në pafajësinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por për shkak të pozicionit që mbanë si ministre e Drejtësisë nuk mund të ndërhyjë në aktakuzat ndaj tyre .
“Unë besoj se ata janë të pafajshëm dhe se aktakuzat ndaj tyre nuk qëndrojnë” ka deklaruar, Haxhiu.
E ftuar në emisionin Debat Plus, ministrja Haxhiu, i është përgjigjur panelistit, Dibran Istrefi, i cili ka ngritur dilemën se aktakuzat e ish-krerëve të UÇk-së nuk kanë të bëjnë asgjë me raportin e ‘Dick Marty-t’.
“A nuk do të duhet të argumentohet se, ajo çfarë thuhet në aktakuzat e ish- krerëve të UÇk-së, sespe nuk ka asgjë të bëjë me raportin e Dick Marty-t, tjetër gjë është raporti, tjetër gjë janë aktakuzat”, ka thënë Istrefi.
Ndërsa, ministrja Haxhiu, duke e konsideruar vetën si kundërshtarja më e madhe e krijimit të Gjykatës Speciale, ka thënë se partia e saj e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës se Kosovës, por në këtë Gjykatë, Lëvizja Vetëvendosje e kishte humbur rastin.
Haxhiu, ka thënë se nuk duhet të akuzohet Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë, por ata që e kanë votuar këtë Gjykatë.
“Në atë kohë as argumentet politike dhe ato juridike nuk kryenin punë se ishin të interesuar që të e shtynin para këtë projekt”, ka shtuar Haxhiu.
Istrefi, gjithashtu iu është drejtuar ministres Haxhiu, se ishte ndjerë keq pasi kishte kuptuar aplikimin në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian (KE), nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe këtë ai do të donte të e kuptonte nga vetë ministrja Haxhiu.
“Si qytetarë, më vjen mirë që kemi aplikuar por, më ka lënë shije të keqe, se unë e kam marrë vesh nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe nuk e kam marrë vesh nga ministrja Gërvalla, jo që ka ndonjë rol, por unë si qytetarë do të doja të e kuptojë nga institucionet tona” ka thënë Istrefi.
Haxhiu, ka thënë kjo nuk qëndron sepse ka kohë që flitet, duke e theksuar sidomos në kohën kur debatet për anëtarësimin e Kosovës në KE janë shtuar prej momentit që ka pas një vendim për suspendim të shtetit të Rusisë, dhe se që nga ai moment sipas saj është bërë thirrje në vazhdimësi që Kosova të mos humbas kohë për të shfrytëzuar situatën.
Ndërsa, për marrjen e informacionit nga Vuçiq ajo deklaroi se është kuptuar në mbledhjet e ministres së Punëve të Jashtme që ishte në Bruksel pasi që sipas saj aty kanë qenë edhe përfaqësues të Serbisë.
“Ka pas shumë kërkesa për të aplikuar por duhet shumë aspekte procedurale, Qeveria ka miratuar të enjten vendimin, ministrja e Punëve të Jashtme ka qenë në Bruksel në një darkë dhe me siguri duke e njohur ministren kudo që është shfrytëzon momentin duke treguar planifikimet e Kosovës për anëtarësim në organizmat ndërkombëtare dhe, aty ka pasur edhe përfaqësues të Serbisë, nga aty kanë marrë informacionet për planifikimet e Kosovës për anëtarësim në KE”, ka thënë mes tjerash Haxhiu.
Por, e para e drejtësisë, ka thënë se planifikimet për antarësim në KE kanë qenë shumë më herët dhe se sipas saj nga kush është kuptuar lajmi nuk ka ndonjë rëndësi.