Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se testi i arritshmërisë po kthehet në test të marrëzisë.
E gjithë kjo si pasojë e neglizhencës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe mënyrës joprofesionale të monitoruar nga ana e këtij dikasteri.
“Testi i arritshmërisë po kthehet në test të marrëzisë!”
“Dje ka përfunduar Testi i Arritshmërisë dhe Maturës, një proces i mbikëqyrur nga MAShT në mënyrë joprofesionale dhe kaotike, marrëzi“, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ndër të tjera, ai parashtroi edhe pyetjen se “Pse nuk pati asnjë informim nga ana e MAShTI-it, se cila është rëndësia e Testit të Arritshmërisë, se si mund të përgatiteshin më mirë nxënësit dhe çfarë do të mund të bënin mësimdhënësit në këtë drejtim”.
“Është e papranushme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobet”, ka theksuar Tahiri.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se po presin rezultatet, dhe pas daljes së rezultateve dhe evidentimit të menaxhimit do të ndërmarrin dy veprime.
“E para, të thirrin në interpelancë dhe të raportojë ministren e MAShT-it, dhe e dyta të kërkojnë votimin e një resolute për suspendimin e gjithë procesit”, ka shkruar Tahiri.