Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë të ditur se presidenti francez, Emanuel Macron, pritet të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë.
Ky njoftim nga ana e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, vjen pas një takimi me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të Samitit të NATO-s, i cili po mbahet në Vilnius të Lituanisë.
Kryeministri shqiptar bëri të ditur se presidenti francez po përgatitet për të vizituar Tiranën.
Ndryshe, kujtojmë se Tirana do të mirëpresë më 16 tetor Samitin e Procesit të Berlinit, iniciativë kjo që ka për synim rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.