Remi thotë se nuk ka pasur procedura që ndiqeshin kur dikush arrestohej

Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, i njohur si komandant Remi, deklaroi se nuk ka pasur procedura që janë ndjekur kur dikush arrestohej.

Po ashtu, ai tha se ka pasur thjeshtë ndalim, ashtu që të mos dëmtohej misioni i UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, prokurorja  Clare Lawson e ka pyetur atë se a është ndaluar apo arrestuar ndonjë brenda zonës së Llapit për shkak të mosmarrëveshjeve private.

Në lidhje me këtë, ai tha se janë përfolur 2-3 raste për zënka ndërmjet vetë fshatarëve dhe se aty kanë ndërhyrë.

“I kemi ndalu derisa janë qetësu edhe ju është tërheqë vërejtja” shtoi tutje dëshmitari Mustafa.

Gjithashtu, prokurorja Lawson e ka pyetur se a ka qenë pjesë e politikave të UÇK-së ndalimi i “bashkëpunëtoreve”.

Dëshmitari Mustafa tha se i kanë arrestuar edhe ata në rastet kur ata kanë qenë të ekspozuar afër vijës së frontit apo vendeve ku kanë mundur që t’i rrezikojnë, duke shtuar që këto çështje nuk kanë qenë prioritet i tyre.

Ndërkaq, në lidhje me disa komunikata, që sipas prokurores Lawson janë nxjerrë nga UÇK dhe se kanë të bëjnë me “bashkëpunëtorët”, dëshmitari Mustafa tha se janë publike dhe se nuk i kujtohen, por sipas tij, ato kanë qenë edhe me një dozë propagande për ta paraqitur edhe angazhimin për lirimin e vendit.

Tutje, dëshmitari Mustafa tha se pajtohet me gjithçka që ka thënë më herët, pasi prokurorja Lawson i ka paraqitur një pjesë të deklaratës të mëhershme, ku sipas saj dëshmitari Remi kishte deklaruar se ka qenë në shtabin e përgjithshëm kur ishte diskutuar kjo çështje e “bashkëpunëtorëve”.

“Kam mundur të kem qenë aty, por pa interes për mua. Koha kur ka ardh kjo është pas ofensivës që folëm më herët”, ka thënë Musstafa.

Ndërkaq, për mbledhjet e shtabit të përgjithshëm, dëshmitari Mustafa tha se kanë filluar vonë, pas ardhjes së OSBE, duke shtuar që më herët kanë qenë shumë të shkurtra dhe jo komplete.

Tutje, ai deklaroi se autoritet për urdhrin që dikush të arrestohej kishte komandanti i zonës dhe komandanti i brigadave.

“Por unë nuk e di se na është thanë kush ka të drejtë nga shtabi i përgjithshëm. Po ju flas nga praktika në regjionin ku unë kam qenë komandant”, shtoi Mustafa.

Tutje, ai deklaroi se nuk ka pasur procedura që ndiqeshin kur dikush arrestohej, duke theksuar se ka pasur thjeshtë ndalim, ashtu që të mos dëmtohej misioni i UÇK-së.

“Është paraqit rasti se një person është problematik në një fshat, ne kemi marrë masa dhe e kemi arrestuar, s’ka pas angazhim të trupave qysh po menoni për me arrest një person”, sqaroi më tej Mustafa.

Gjithashtu, ai deklaroi se nuk kanë pasur proces të organizuar kundër personave të ndaluar.

Sipas tij, ata janë ndaluar thjeshtë për arsye ushtarake, deri sa ka kaluar rreziku dhe se kanë mundur që të vizitohen nga familjarët e tyre, si dhe organizata të ndryshme.

Ndërkaq, për lirimin e të ndaluarve, dëshmitari Mustafa deklaroi se ishte kompetent ai dhe stafi i tij.

I njëjti deklaroi se edhe vetë ka marrë vendime të tilla, duke pohuar se ndonjërit të ndaluar i është dhënë amnisti.

Ndryshe, trupi gjykues ka pranuar si provë një dokument të paraqitur nga prokurorja Lawson

Sipas dëshmitarit Mustafa, ky dokument është arsyetim përse është mbajtur një person dhe pastaj është liruar.

Ky dokument është lexuar me zë nga dëshmitari Mustafa pas kërkesës së prokurores Lawson, e që sipas tij është evidencë administrative, në të cilën bëhet fjalë për Rushit Baloci, për shkak të bashkëpunimit me serb me qëllim të përfitimit të paligjshëm.

Po ashtu, si provë materiale u pranua edhe një dokument në versionin anglisht, ku sipas dëshmitarit Mustafa bëhet fjalë për ndalimin e një personi që ka kryer veprën penale të vjedhjes, e që emrin e tij kërkoi që mos ta bëjë të ditur.

Ndërkaq, paraprakisht, trupi gjykues ka autorizuar shtimin e listës së personave të ndaluar në listën e provave materiale të ZPS-së dhe përdorimin e këtij dokumenti me dëshmitarin Mustafa, kërkesë kjo e prokurorisë gjatë seancës së sotme./Betimiperdrejtesi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika