Gazeta “Nacionale” e ka publikuar pjesën e 3-të të audio-incizimeve në mes të Slavko Simiqit dhe Mimoza Kusari-Lilës.
Në këtë audio-incizim dëgjohet Kusari-Lila teksa me Slavko Simiqin bisedojnë edhe për çështjen e veteranëve.
Kusari: Nga të gjithë njerëzit do të dëshiroja që së pari Kuvendi të funksionojë si duhet. Ti e di që unë nuk kamë qenë me VV-në, kur kanë bërë cfarë kanë bërë.
Simiq: Por kjo është puna jote si shefe e grupit parlamentar të VV-së.
Kusar-Lila: Nuk është vetëm për shkak të pozicionit tim, por për shkak të asaj çfarë unë besoj e punoj unë. E dyta, asnjëherë nuk kam pasur agjendë destruktive, as si Mimozë as si ministre e as si kryetare e komunës, as si shefe e grupit parlamentar apo deputete. Por, tani vërtet pas asaj që ka ndodhur javën e kaluar, ka kaluar edhe votimi juaj në të cilin keni marrë pjesë dhe protestave jashtë mendoj se është diçka e nevojshme. Nuk po them diçka që nuk është e nevojshme.
Simiq: Është e nevojshme.
Kusari: Pra, ajo çfarë kanë bëra ata, unë kam qenë në tri parlamente, dhe dy në të vërtetë, një palë zgjedhje komunale në 2017, kur listat e veteranëve kanë qenë dispropocrionale… E nëse buxheti shkon për pagat pensionet e tyre, tash, të shkonte vetëm për ata që vërtet kanë luftuar në luftë e tash janë veteranë, atëherë ata do të kishin nga 450 a 500 në muaj. E këta vetë e kanë bërë, vetë e kanë orkestruar për qëllime politike. Këta nga brenda jashtë, a e pave Abelardin. Dul. A e dëgjove cfarë i thanë. Mos gënje. Disa njerëz. Pse nuk e ke ndrequr, pse vetë nuk e ke rregulluar kur ishe në qeveri.
Simiq: E pashë që e kishin sulmuar.
Kusari: Dhe i kanë vënë fotografinë e si, si i thonë orës, që është e mban, mban orë të 30 mijë eurove Abelardi.
Tutje, ata vazhdojnë të bisedojnë për çështjen e veteranëve dhe për një provokim, që sipas Simiq-it, ia ka bërë Kusari:
Kusari: Çfarë të bëjmë me këtë? Kam kërkuar edhe nga Elberti që të flasë me të, por është në mbledhje të dy qeverive.
Simiq: Për këtë temën e parë që e hape, sa i përket kësaj të kam thënë në mbledhjen e kryesisë se është shumë e mundur që ne do të votojmë. Jo që do të votojmë, por e kemi shqyrtuar këtë ligj dhe ekziston mundësia.
Kusari: Nuk të kam pyetur a do të votoni atë ditë.
Simiq: Jo, jo, ti më ke provokuar, më ke thënë se duhet të jem në anën e PDK-së, me veteranët, andej këndej, unë të kam buzëqeshur si gjentëllmen, vetëm të kam thënë.
Kusari: Edhe unë të kam buzëqeshur (nuk kuptohet)
Simiq: Ky është njëfarë provokimi, jo njëfarë, por serioze.
Kusari: Unë nuk provokoj, unë po them.
Simiq: Si nuk është provokim, më thua të shkoj me PDK e me UÇK në protesta.
Kusari: Nëse e ke këtë mendim, kam pasur mendim që ju (nuk kuptohet)… këta dy tre muaj. Ky është mendimi im.
Më vonë, të dy flasin për mënyrën e bashkëpunimit. Simiq thekson mungesën e bashkëpunimit për dy muaj.
Kurse Kusari-Lila thotë se ajo nuk dëshiron ta fshehë komunikimin me Listën Serbe.
Simiq: Ti përcjelle, por ne nuk kemi diçka. Siç të thashë, ne kemi nevojë të ndërtojmë marrëdhënie partneriteti me dikë që shihet, siç kemi bërë, atë ditë ti.. po mendoja… ti tash po deklaron diçka… kemi pasur bashkëpunim para dy muajve… prej dy muajve s’kemi bashkëpunim, prej kur, ta di kur keni thënë se nënkryetarin e tyre, të Listës Serbe e kanë vënë në një listë.
Kusari: E çfarë nuk ka të vërtetë këtu?
Simiq: Po, po, por a jemi marrë vesh që të mos flasim që të kemi komunikim.
Kusari: Dëgjo Sllavko, unë nuk dua të fsheshi që kemi komunikim, që flas me ju. Dhe nuk dua që të tjerët, që mediat që janë në sallë, tërë kohën sa jemi në seancë, të shikojnë se me kë po flas dhe a po flas me juve, pasi ju jeni deputet i këtij Kuvendi.
Simiq, pastaj thotë se komunikimin që Kusari e ka me Listën Serbe, duhet ta thotë edhe në publik dhe të mos bëjë deklarata provokative.
Simiq: Duhet të kesh komunikim, këtë duhet ta thuash edhe në publik, e jo të thuash në opinion që u ke thënë të shkojnë të protestojnë. Besom që kështu e qëllon vetën në kokë, e ke thënë këtë.
Kusari: Kam thënë që mund të protestoni.
Simiq: Jo, ti ke thënë në media, kur të kanë pyetur se cfarë ke thënë me Simiqin, ti ke thënë.
Kusari: Nuk i kam përmendur veteranët, por kam thënë se kam folur me Simiqin, dhe u kam thënë se cili do të jetë hapi i ardhshëm që të shkoni edhe ju në protesta, edhe ju… kjo ka qenë përgjigjja ime… jam e sinqertë me të gjithë.