Hoxha: Sanksionimi i Aleksandër Vulinit, sinjal për liderët e rajonit

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, e vlerëson vendimin e Departamentit të Thesarit Amerikan për të sanksionuar drejtorin e BIA-s, Aleksandër Vulin, si një hap të rëndësishëm dhe një mesazh të fortë për liderët e rajonit, duke theksuar se këto sanksione janë vetëm ndaj individëve të rrezikshëm për stabilitetin rajonal

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, gjersa ka folur për vendimin e Departamentit të Thesarit Amerikan për të sanksionuar drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, e ka vlerësuar si një hap të rëndësishëm dhe ka theksuar se ka një mesazh të fortë për liderët e tjerë të rajonit.

Ai ka theksuar se Departamenti i Thesarit Amerikan sanksionon kryesisht individët që janë të rrezikshëm për stabilitetin rajonal dhe kryejnë veprimtari të paligjshme si tregtia e armëve, drogave dhe gjërave të tjera të ndaluara, duke rrezikuar integritetin territorial të vendeve.

Hoxha gjithashtu beson se futja e Aleksandër Vulinit në listën e sanksioneve është një shpresë për rajonin dhe sinjal i qartë për liderët e tjerë të rajonit.

“Në tregim të shkurtër do të thotë shpresë për rajonin. Sepse departamenti i shtetit kryesisht këto sanksione i bazon te niveli, të cilat janë të rrezikshëm për stabilitetin qoftë rajonal apo më gjerë, bëjnë tregti të kundërligjshme, me armë drogë apo gjësende të ndryshme, që edhe në një mënyrë rrezikojnë integritetin territorial të vendeve”, ka deklaruar ai për emisionin FIVE.

Ai ka potencuar se këta liderë, të cilët pengojnë planin e SHBA-së dhe BE-së për të stabilizuar Evropën Juglindore, do të përfundojnë në listën e sanksioneve dhe do të hetohen e ndoshta dënohen përfundimisht.

“Në këtë theks po besoj që futja në listën e zezë nga Departamenti i Thesarit të Shtetit Amerikan për zotin Vulin, është një ngrehje e veshit dhe një hapje e syve për gjithë liderët e tjerë të rajonit që ata që janë pengesë për planin e SHBA dhe BE-së për ta stabilizuar një herë e përgjithmonë Evropën Juglindore, e konkretisht Ballkanin, do të futën në atë listën e zezë, dhe do të hiqen nga politika për të pasuar pastaj mekanizmat kombëtare për t’i hetuar dhe pse jo për t’i dënuar ata përfundimisht”, ka deklaruar Hoxha.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit, më 11 korrik kishte njoftuar se drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane.

Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “t’i shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika