KRU Prishtina ka njoftuar konsumatorët e lagjeve “Dardania”, “Lakrishte” dhe një pjesë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë, se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm sonte( e enjte) nga ora 20:00.
Përmes një njoftimi në Facebook, KRU Prishtina ka thënë se një ndërprerje e tillë vie si pasojë e një defekti të një rrjedhjeje uji nga gypi DN 200 mm.
“Për ta kryer sanimin e defektit së pari është i domosdoshëm detektimi ngase operatorë të tjerë kanë vendosë gypa mbi gypat e ujit, andaj nevojitet identifikimi i saktë i rrjedhjes”, shkruhet në njoftim.
Ndërprerja e furnizimit me ujë varet nga ndërlikueshmëria e rastit, por KRU Prishtina beson se kjo mund të zgjasë tri deri në katër orë.