Kusari-Lila në bisedë me Simiqin: Uran Ismaili është idiot patetik

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila

Në pjesën e tretë të audio-incizimeve, ku bën pjesë Mimoza Kusari dhe Sllavko Simiq, flitet edhe për ish-deputetin e PDK-së, Uran Ismaili.

Kusari-Lila, gjatë bashkëbisedimin me Sllavko Simiqin, e quan idiot patetik Uran Ismailin:

Simiq: Duhet të kesh komunikim, këtë duhet ta thuash edhe në publik, e jo të thuash në opinion që u ke thënë të shkojnë të protestojnë. Besom që kështu e qëllon vetën në kokë, e ke thënë këtë.

Kusari: Kam thënë që mund të protestoni.

Simiq: Jo, ti ke thënë në media, kur të kanë pyetur se cfarë ke thënë me Simiqin, ti ke thënë.

Kusari: Nuk i kam përmendur veteranët, por kam thënë se kam folur me Simiqin dhe u kam thënë se cili do të jetë hapi i ardhshëm që të shkoni edhe ju në protesta edhe ju… kjo ka qenë përgjigjja ime… jam e sinqertë me të gjithë.

Simiq: E sinqertë… por atëherë të ka sulmuar Uran Ismaiili në Facebook.

 Kusari: Aq ma bën për Uran Ismailin. Ai është… Ka vdekur ai lajm. Ai është idiot patetik, të them. Urani ka qenë shok i imi. Me Uranin kemi qenë në Qeveri, kur unë kam qenë ministre. Me Uranin kemi pasur shoqëri të mirë. Urani ka qenë një nga djemtë urbanë që kanë shkuar në PDK. Kemi pasur marrëdhënien më të mirë. Urani, dy herë, jo një herë, publikisht më ka sulmuar në mënyrën më të ulët. As të tjerët nuk kanë bërë cfarë ka bërë ai. Herën e parë e ka bërë, e di atë policin Enver Zymberi që e kanë vrarë, po flisnim për gjendjen në energji në Komision… Ai ishte ende deputet atëherë, dhe ai ka thënë pse ende po presim atë gjendjen tjetër dhe implementimin e marrëveshjes për energjinë. Dërgojeni policinë dhe le të rregullohet. E di atë që keni thënë ju që të mos bëhet në veri.

Tutje, ajo ankohet te Simiqi për kërkesën e Uran Ismailit, që Policia të dërgohet në veri.

“Dërgojeni policinë dhe le të rregullohet. E di atë që keni thënë ju që të mos bëhet në veri. I thashë e cfarë dëshiron, të dërgosh policinë, të kesh një krizë të re? Të kesh policinë që patrullojnë e kthehen në arkivole?”, ka thënë ajo.

“E ata këtë e kanë shkurtuar edhe këtë, ata të PDK, nonstop e kanë vënë duke thënë se policët janë të dobët dhe se në veri nuk mund të shkojmë me polici. A mendon se kjo është përgjigje për gjendjen energjetike, që të veprohet me dhunë?”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika