Haxhiu: Ne besojmë në pafajësinë e ambasadorit Berishaj

Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu ka thënë që krerët e shtetit dhe institucionet e sigurisë kanë komunikuar me ambasadorin Berishaj, prandaj siç thotë ajo pas këtij adresimi ne i besojmë fjalëve të tij

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur se i beson fjalëve të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas raportimit të skandalit të pretenduar financiar në Slloveni.

E ftuar në “Debat Plus” të RTV DUKAGJINIT, Haxhiu ka thënë që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz kanë komunikuar me Berishajn, prandaj pas këtij komunikimi ne i besojmë pafajësisë së tij.

“Unë jam në dijeni që në atë vend(Slloveni) ka qenë një luftë e ashpër sa i përket procesit te zgjedhjeve, prandaj duke parë edhe kohën kur ka ndodhur, ne besojmë në pafajësinë e tij, sepse edhe Kurti edhe Osmani edhe Gërvalla kanë pasur takim me të”, ka thënë Haxhiu.

Ndër të tjera, ajo ka shtuar se edhe institucionet e sigurisë, si Agjencia e Kosovës për Inteligjencë(AKI), e kanë verifikuar raportin e tij.

Ajo ka thënë që edhe “Prokuroria Speciale në atë vend kanë shtuar që nuk ka ndonjë bazë për akuza ndaj tij”.

Sipas Haxhiut, Berishaj nuk duhet të raportojë para saj, por para Presidentes, Kryeministrit e institucioneve të sigurisë.

“Nuk është në mandatin tim që me e kontaktu Berishajn qe ai me raportu, ai duhet me raportu para presidentes, kryeministrit por jo para meje”, ka theksuar ajo.

Ajo ka theksuar që Berishaj nuk po ik nga institucionet e drejtësisë, sepse nuk ka pasur ende ndonjë thirrje për të që të raportojë.

“Meqenëse pretendime të tilla nuk qëndrojnë para Osmanit, Kurtit e Gërvallës, e as Prokurorisë Speciale dhe Agjensionit kundër Korrupsionit, ateherë ai nuk po ik”, ka shtuar Haxhiu.

Ndryshe, më 22 prill, sipas mediave sllovene ishte raportuar se Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Berishaj ishtë bërë pjesë e një skeme, ku para të dërguara nga një kompani serbe, transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës ishte Berishaj.

Ky skandal ishte raportuar nga “Planet TV” në Slloveni, ku sipas këtij mediumi, kompania private konsulente në Mal të Zi, “MB Consulting”, e Berishajt, po hetohej ndërkombëtarisht për shkak të transferimeve të parave nga dega serbe e furnizuesit energjetik slloven (GEN-I).

“MB Consulting” kishte tërhequr para të gatshme rreth 600 mijë euro, të cilat më pas, i kishte bartur te politikani slloven.

Ndërkohë, Berishaj kishte mohuar këto raportime, dhe njëkohësisht kishte paralajmëruar padi për mediumin në fjalë.

Ndërkaq, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i kishte dalë në mbrojtje Berishajt, duke thënë “ne i besojmë fjalëve të tij deri sa të ketë diçka konkrete nga institucionet e drejtësisë”.

Edhe Zyra e Presidencës kishte konfirmuar se ka ftuar ambasadorin Berishaj në Kosovë për të sqaruar situatën, mirëpo, ende nuk ka reagime nga institucionet e Kosovës për rastin në fjalë.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika