Një e mitur është raportuar e zhdukur nga ankuesi mashkull kosovar, të enjten.
Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, e mitura nuk është kthyer më në shtëpi pas daljes së saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj.