Presidentja Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, bisedojnë për shtensionimin e situatës në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, për të diskutuar zhvillimet në vend, me fokus në shtensionimin e situatës në veri të vendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin, ka biseduar për zhvillimet në vend, me fokus të veçantë në veprimet e institucioneve të Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u “diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona, ashtu edhe SHBA, ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë demokratike dhe multietnike që është e integruar në strukturat euroatlantike, si dhe me sovranitet e integritet territorial të pacenueshëm”.

Ndryshe, Kosova ka arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropian, që prezenca e Policisë së Kosovës të reduktohet për 25% në objektet komunale ku ata qëndrojnë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika