NJSI tërhiqet nga objektet komunale në Zveçan dhe Zubin Potok

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka reduktuar numrin e pjesëtarëve të saj rreth objekteve të komunave në veri të vendit. Njësia Speciale Intervenuese ishte e para që filloi tërheqjen, ashtu siç parasheh dakordimi i Kosovës me BE-në për uljen e tensioneve në veri

Orët e hershme të mëngjesit, i gjetën të zgjuar këta efektiv që i përkasin njësisë më elite të Policisë së Kosovës.

Ata po futen në këtë mjet të blinduar policorë, por nuk do të zëvendësohen nga policë të tjerë të kësaj kategorie.

E gjithë kjo ngjarje po zhvillohet në objektin e komunës së Zvecanit, ndërsa është pasojë e një ujdie mes Besnik Bislimit  dhe Mirosalv Lajcakut, për reduktimin e forcave policore në veri.

Tërheqja e Njësisë Elitare të Policisë së Kosovës po ndodhë pas një muaji e gjysmë angazhim në komunat veriore të Kosovës.

Ngjarja e njëjtë ndodhi edhe në komunën e Zubin Potokut.

Edhe nga këtu, operativët e Njësisë Speciale Intervenuese u larguan nga objekti i komunës.

Por, njëjtë nuk është verpruar edhe në Leposavic aty ku kryetari Lulzim Hetemi po vazhdon të qëndroj brenda komunës tash e gjashtë javë.

Ndërkohë, pavarësisht që dakordimi u bë të martën në Bratisllavë, sipas zëvëndësdrejtorit të Policisë në Mitrovicën e veriut, Veton Elshani ekzekutimi i vendimit ka filluar pas pranimit të vendimit të Qeverisë.

“Pas pranimit të vendimit të qeveris nga ana e Menagjmentit të Policisë, i njëjti është dërgu në teren për egzekutim. Vendimi i Qeveris së Kosovës ka filluar të implementohet”, ka thënë ai.

Ndërsa, sipas njohësve të rrethanave të sigurisë kjo situatë shihet në dy kënvështrime.

“Në apektin politik i ndihmon depërshkallëzimit të situatës dhe është e mirëseardhur por nëse i marrim për bazë zotimet e Qeverisë së Kosovës duke marr vendime dhe duke u zotuar njëanshëm pra, tërheqja prej 25%  dhe vlerësimi për tërheqjen edhe me tej të policisë i bije që Qeveria po tërhiqet 100 % nga zotimet e veta”, ka deklaruar Valdet Hoxha – Njohës i sigurisë.

Gjatë tensioneve në veri Njësia Speciale Intervenuese ka rënë në sy, pas një operacioni të shpejtë në veri, kur e arrestuan të dyshuarin kryesore për sulm ndaj KFOR-it në Zvecan, serbin Milun Milenkovic të njohur si Llune.

Njëjtë edhe në aksionin për arrestimin e të dyshuarit tjetër për sulm ndaj KFOR-it me datë 29 maj, serbin të njohur me nofkën “Rusi”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika