Një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës në NATO, këtë të premte do të qëndrojë në Kosovë, ku do të zhvillojë takime të ndryshme me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe me përfaqësues të institucioneve të sigurisë.
Pas takimit me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, të dy delegacionet do të mbajnë një konferencë për media, duke filluar në orën 09:20.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas konferencës do të jetë nikoqir i delegacionit nga Parlamenti Federal i Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Pastaj delegacioni i Belgjikës në AP të NATO-s takon kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisionit për Integrime Evropiane.