Fillon ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovë

Ceremonia po mbahet në sallën "1 tetori” në Prishtinë dhe përfaqësues të institucioneve e eprorë të Policisë së Kosovës, krahas familjarëve të Policëve të diplomuar, pritet të marrin pjesë

Ka nisur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58 të Policisë së Kosovës.

Organizimi i ceremonisë po mbahet në sallën “1 tetori” në Prishtinë.

Aty po marrin pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu,  kryeministri Albin Kurti, e shumë figura të tjera.

“Sot, më 14.07.2023 në ora 10:00, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, do të mbahet Ceremonia e Diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Republikës së Kosovës. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfshirë përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës. Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do t’u drejtohen të pranishmëve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në shkurt të këtij viti diplomuan mbi 400 policë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika