Rep-artistit Feronit Shabani i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Gjilanit, Sabit Shkodra.
“Gjyqtari ia ka përcaktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai (Feronit Shabani) dyshohet për veprën ‘dhunë në familje”, ka deklaruar ai.
Shabani ishte arrestuar më 11 korrik të këtij viti nën dyshimet se ka kryer veprën penale të dhunës në familje ndaj bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.
Së bashku, çifti kanë një vajzë.