Memli Krasniqi vizitë zyrtare në Paris

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë publike takimet të cilat ka bërë përgjatë vizitës së tij në Paris

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Paris të Francës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka udhëtuar në Paris të Francës, ku edhe ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë francezë.

Ai ka publikuar edhe disa foto në rrjetin e tij social Facebook, teksa shihet nën shoqërimin edhe të shefit të grupit parlamentar të këtij subjekti, Abelard Tahiri.

“Dje në Paris të Francës kam zhvilluar disa takime të rëndësishme zyrtare në Senat, në Parlament dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në Senat, pata nderin të pritem dhe të diskutoj me senatoren Laure Darcos, përgjegjëse për Kosovën në grupin e miqësisë Francë – Ballkan, ndërkaq në Parlament takova deputetin Jean-Philippe Ardouin, udhëheqës i grupit të miqësisë Francë – Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.

“Senatoren Darcos dhe deputetin Ardouin i falelënderova për miqësinë dhe mbështetjen tyre ndaj Kosovës, duke theksuar se qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës Francës për ndihmën dhe kontributin në të gjitha etapat e shtetndërtimit. Në këto takime, po ashtu, shpreha bindjen se bashkëpunimi ndërparlamentar ndërmjet dy shteteve tona duhet të thellohet”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka potencuar se ka zhvilluar takime edhe me aktorë të tjerë francezë dhe ka njoftuar për qendrimet e PDK-së në raport me zhvillimet e fundit politike në vend.

“Ndërkaq, me Kabinetin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, ku u takova me z. Adrien Frier, diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe qëndrimet e PDK-së në raport me to”, ka theksuar Krasniqi.

“Për PDK-në, qasja e Qeverisë së Kosovës në raport me aleatët tanë është e papranueshme, e gabuar dhe si e tillë po e vë në rrezik edhe sigurinë dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka vijuar ai.

Në fund, Krasniqi vuri theksin se vendit i nevojitet një qasje ndryshe, derisa shtoi se Kosova ka nevojë për një Qeveri të re.

“Prandaj, sot, Kosova ka nevojë për një Qeveri të re, me qasje ndryshe, dhe e cila kthen në binarë rrugëtimin e shtetit tonë drejt integrimit euroatlantik dhe kursit properëndimor”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, kujtojmë se ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar se do të shkojë për një vizitë dyditore në dy kryeqendrat evropiane, respektivisht Paris dhe Bruksel.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika