Aktori shqiptar në filmin “John Wick”

Në emisioni “Rreth e Rrotull”, përmes lidhjes telefonike u lidh aktori shqiptar ne filmin “John Wick”, Flurim Alija, ku tregoi për eksperiencën e tij si pjesëmarrës në këtë film

Emisioni "Rreth e Rrotull".

Aktori shqiptar, Flurim Alija, tha përgjatë bisedës se ishte i befasuar kur ka marrë përgjigje për pjesëmarrje në filmin “John Wick”.

“Nuk e kam besuar që ka me qenë pjesë e këtij filmi. Kur më ka ardhur oferta që ka me luajt me aktorin, Keanu Reeves, ka qenë një kënaqësi e madhe dhe aty kam qenë dy ditë”, tha Alija.

Ndër të tjera, ai u shpreh se kjo është një ëndërr e çdo aktori që të jetë pjesë e këtyre filmave.

“Unë si person, Florim Alija, jam shumë, shumë i kënaqur, por edhe regjisorët edhe producentët janë shumë të kënaqur me mua”, theksoi Alija.

“Prej aktorëve tonë nga Kosova kisha pasur dëshirë të luaj me Kreshnik Ibrahimin në një film, por ne të dy t’i kemi rolet kryesore”, vijoi ai.

Ndërsa në fund, ai bëri me dije se ka një rol të mirë e të fortë, por më vonë personazhi i tij shuhet.

“E kam një rol shumë të mirë dhe të fortë, por dikur ndodh që më vonë bëj vetëvrasje”, ka thënë Alija.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika