Nëkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se nesër do të dal në protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së.
“Nesër do të dal në protestë. Për gjithë ato gra e burra që patën guxim ta mundin frikën dhe vdekjen. Për dajën tim të vrarë me pushkë në dorë. Për ushtarët e gjallë, por fatkeqësisht të fyer e të nëpërkembur”, ka shkruar Çitaku.