Qeveria e Kosovës, ka zhvilluar këtë të premte në mënyrë elektronike mbledhjen e 152-të në të cilën janë marrë dy vendime.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në këtë mbledhje është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme.
“U miratua vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (Sh. A.)”, njofton Kryeministria.
Në këtë mbledhje është miratuar dhe kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270 mijë euro, me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM).