PSD i bashkohet protestës së veteranëve

Partia Socialdemokrate i bashkohet protestës që do të mbahet nesër duke filluar nga ora 18:00, në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë

Partia Socialdemokrate i bashkohet protestës që do të mbahet nesër duke filluar nga ora 18:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Zgjim Hyseni nga PSD-ja.

“Kjo Qeveri ka mbledhur rreth vetes përmbajtjet më reaksionare të shoqërisë. Janë truq sikur lëmsh: hipokrizi deri në qiell, servilosje deri në gjunjëzim; korrupsion e racizëm urban”, ka shkruar Hyseni.

“Ditën kur i përjashtoi veteranët nga paga minimale, nga Ministria e nga Partia u zunë me 60 mijë euro nën tepih. Kaq është brenga e tyre për abuzimin. Janë pa skrupuj, nëse nuk rezistojmë nuk dinë të ndalur. Nesër në shesh!”.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika