Vitia: Pacientët nuk do të mbesin pa insulinë, nga tetori s’do të ketë probleme me barna esenciale

Vitia ka deklaruar se pacientët të cilët janë insulinëvartës nuk duhet që të shqetësohen, pasi tanimë, furnizimi me insulinë është i mjaftueshëm. Ai thekson se deri në muajin tetor, problemi i furnizimit me barna esenciale në një nivel të duhur nuk do të jetë më problem

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se janë ndërmarrë masa ashtu që pacientët kosovarë të mos mbesin pa insulinë.

Në një prononcim për EO, Vitia ka deklaruar se pacientët të cilët janë insulinvartës nuk duhet që të shqetësohen, pasi tanimë furnizimi me insulinë është i mjaftueshëm.

“Përkundër problemeve të cilat kanë qenë me kontratën të cilët iu referoheni ne si Ministri e Shëndetësisë kemi marrë të gjitha masat dhe deri tani nuk ka ndodhur as edhe një herë që qytetarët e Republikës të mbesin pa insulina, një produkt jetësor për pacientët insulinëvarës në Kosovë. Kështu që pacientët nuk do të mbesin pa insulina, natyrisht dhe ne i kemi marrë të gjitha masat që kjo mos të ndodhë në asnjë moment”, ka deklaruar Vitia.

Ndonëse masa është e mjaftueshme, Vitia ka deklaruar se masa e furnizimit me barna esenciale dhe materiale shpenzuese nuk është në nivelin e duhur. Megjithatë, ai thekson se deri në muajin tetor, një problem i tillë nuk do të jetë më evident.

“Furnizimi nuk është në nivelin e dëshiruar ashtu siç kam thënë edhe në fillim të këtij viti, listat e barnave esenciale është nënshkruar dhe ka kaluar. Janë hapur proceduar për qindra produkte të cilat janë në listën e barnave esenciale, ashtu siç i kam thënë edhe drejtorit edhe drejtorëve të tjerë deri në muajin shtator-tetor nuk do të ketë dhe do të punojmë që të mos ketë më fjalë për mungesë për brana nga lista e barnave esenciale dhe për materiale shpenzuese”, deklaroi Vitia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika