Është gjendur pa shenja jete një person në Novoselan të Prizrenit.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës.