Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët po gjykohen në Hagë.
Krasniqi ka thënë se këtë vizitë e kishte bërë për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik.
“Liria jonë – ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë. Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Krasniqi.