Policia e Kosovës njofton se në Polac të Skenderajt ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve me targa vendore.
Në këtë aksident trafiku 12 persona kanë pësuar lëndime, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, katër prej tyre janë dërguar në QKUK.
“Polac, Skenderaj 15.07.2023-21:12. Raportohet për një aksident trafiku në me tri automjeteve me targa vendore. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 12 persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, katër prej tyre janë dërguar në QKUK”, njofton Policia e Kosovës.