Bordi i ShSKUK-së takon drejtuesit e Spitalit të Pejës, diskutohen telashet

Drejtori i Spitalit, Fazli Shala i priti udhëheqësit e SHSKUK-së, u raportoi atyre për punën e spitalit në tre muajt e parë dhe u tregoi për sfidat që kanë

Ngjashëm me Spitalin e Gjakovës edhe ai i Pejës ka shfrytzueshmëri relativisht të ulët të shtretërve, 46% gjithsej nga 347 shtretër, sa posedon.

Kjo temë dhe problematika të tjera u diskutuan të shtunën mes menaxhmentit të Spitalit të Pejës, Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar dhe Drejtorit të këtij institucioni, Elvir Azizi.

Drejtori i Spitalit, Fazli Shala i priti udhëheqësit e SHSKUK-së, u raportoi atyre për punën e spitalit në tre muajt e parë dhe u tregoi për sfidat që kanë.

Një shifër tjetër që i ra në sy anëtarit të Bordit, Dren Boshnjaku ishte mesatarja e qëndrimit ditor të pacientëve në qëndrimin intensiv.

Drejtori i spitalit u arsyetua me faktin se rastet referohen më pas për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Megjithatë, sipas bordit kjo ndikon në stërngarkimin e Klinikës Intensive në QKUK, përderisa shtretërit në Pejë nuk shfrytëzohen.

Drejtori i Spitalit të Pejës u ankua lidhur me gjendjen e 5 sallave të kirurgjisë, të cilat tha se janë në gjendje të keqe. Për renovimin e tyre, ai tha se kanë një projekt në vlerë prej 600 mijë eurosh, por që nuk është buxhetuar ende.

Fazli Shala tregoi se për vitin 2023 kanë paraparë reformatizimin e reparteve të ORL-së, Kirurgjisë Maksillofaciale dhe të Oftalmologjisë, ndërsa tha se salla për intervenime gjinekologjike është në renovim.

Shala shtoi se disa organizata bamirëse kanë marrë iniciativë që të hapin një repart të onkologjisë.

Kryesuesi i Bordit, Naim Bardiqi tha se për hapjen e një shërbimi të ri në një institucion shëndetësor merr vendim Ministria e Shëndetësisë dhe se duhet parë nëse është nevoja aq e madhe për një shërbim të tillë në spital.

Nga janari deri në mars të 2023-tës, në këtë spital janë shtrirë 3,237 pacientë dhe janë kryer 785 operime.

Mesatarja e kohës së shërimit ka qenë 5.8 ditë.

Mesatarja e numrit të pacientëve për një mjek ka qenë 5.6, ndërsa për infermierë 2.9.

Në mbledhje ishte edhe drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor Nusret Pepaj, i cili tregoi se në këtë qendër nga 29 punëtorë gjithsej, janë vetëm një psikiatër dhe një psikolog klinik.

Ky ishte spitali i tretë rajonal, i cili u vizitua nga Bordi i ri i SHSKUK-së, prej kur u emërua.

Bordi përbëhet nga kryesuesi Naim Bardiqi dhe anëtarët, Dren Boshnjaku, Tetore Olloni, Rrezarta Bajrami – Halili, Besim Demolli dhe Vjollca Kadolli – Halili./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika