83 lëndë nga Gjykata e Mitrovicës transferohen në gjykata të tjera

Ndonëse disa lëndë gjyqësore u transferuan nga Gjykata e Mitrovicës, në gjykata të tjera, avokatët kërkojnë që sa më shpejtë Gjykata në këtë komunë të i kthehet normalitetit. Duke treguar për sfidat që kanë në rastet që përfaqësojnë ata thonë se ka raste që ende mbesin në sirtarë të gjykatës. Nga Gjykata e Mitrovicës, janë bartur 83 lëndë në gjykata të tjera

Me kapacitete të limituara tash e 8 muaj, vazhdon të punojë Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Pas dorëheqjes së gjyqtarëve serb, disa prej lëndëve u bartën në gjykata të tjera, por jo të gjitha.

Njëri nga rastet që vazhdon të mbes në sirtarët e gjykatës, është rasti Drencia 1, ku i akuzuar për krime lufte, është Sylejman Selimi. Kanë kaluar 4 vite, që asnjë seancë nuk është caktuar, ashtu sikurse nuk dihet se nëse rastin do të marr ndonjë gjykatë tjetër.

Artan Qerkini, avokat i Selimit thotë, se gjendja në Gjykatën e Mitrovicës është e jashtëzakonshme, dhe se nuk i ka të qarta arsyet pse nuk është duke u caktuar shqyrtimi gjyqësor për këtë rast.

“Natyrisht se ndikon sepse të gjitha çështjet penale kanë qenë të ndara edhe tek gjyqtarët serb, të cilët siç e dimë kanë dhënë dorëheqje nga sistemi gjyqësor i Kosovës, dhe do të jetë një sfidë e madhe, për udhëheqjen e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që këto lënde ti procesoj sepse kemi një rrethanë të ndryshuar mund të themi se është rrethane e jashtëzakonshme, dhe natyrisht i mbetet menaxhmentit të gjykatës të vlerësoj se si do të veprojë në këto kushte të jashtëzakonshme”, ka thënë Artan Qerkini – Avokat.

E sipas, avokatit Musa Damati, gjendja e krijuar me proceset gjyqësore në Mitrovicë, është shqetësuese dhe se sipas tij edhe bartja e lëndëve, po shkakton pasoja tek palët e përfshira.

“Është një gjendje pothuajse apokaliptike për arsye se trupat gjyqësor të cilët kanë qenë të përbërë me nacionalitete të përziera, të gjyqtarëve serb tani më ato nuk janë, dhe proceset pothuajse duhet të fillojnë nga zero, dhe një pjesë e tyre është deleguar për në gjykata të tjera, themelore dhe kjo e rëndon jashtëzakonisht gjendjen, mos të harrojmë se e drejta për gjykim optimal kohor në afatet e arsyeshme, e drejta për qasje në drejtësi janë një prej të drejtave fundamentale të cilat garantohen me kushtetutë”, ka thënë Musa Damati – Avokat.

Derisa nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kanë thënë se aktualisht në gjykatën në Mitrovicë, janë duke e vazhduar punën 16 gjyqtarë, dhe gjithsej 83 lëndë janë shpërndarë në Gjykata të tjera.

“Në Gjykatën Themelore Mitrovicë natyrisht që janë duke u trajtuar lëndë të cilat janë pranë kësaj gjykate sepse nuk ka mundësi që gjykata të jetë pa asnjë rast. Në Gjykatën Themelore Mitrovicë janë duke e vazhduar punën 16 gjyqtarë. Në gjykatat e tjera, konkretisht në Gjykatën Themelore Gjilan, Pejë, Ferizaj, Gjakovë dhe Prizren janë shpërndarë gjithsej 83 lëndë”.

“Duke marrë parasysh numrin e madh të lëndëve, ndërsa numrin e vogël të gjyqtarëve, këto lëndë nuk janë shqyrtuar, është në përpjekje Gjykata me KGJK-në, që këto lëndë të barten në Departamentin Special të Gjykatës Themelore Prishtinë. KGJK-ja në bashkëpunim me Gjykatën ka marrë masat e nevojshme duke bërë riorganizimin e brendshëm si dhe ndryshimin e planit të punës duke transferuar disa gjyqtarë nga gjykatat dhe degët me qëllim që kjo situatë mos të ndikoj në ulje të efikasitetit. Me gjithë masat që janë marrë gjendja e krijuar sigurisht se do të ndikoj edhe në aspektin e efikasitetit”.

Si shenjë proteste ndaj vendimeve të qeverisë, gjyqtarët e prokurorët serbe, dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre, dorëheqje të cilat ende nuk janë aprovuar nga KGJK-ja e KPK-ja.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika