Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar në Gjakovë, më datë 16 korrik në orën 11:45, nën dyshimin se ka kryer sulm seksual ndaj një viktime femër kosovare.
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, ka njoftuar se viktima ka marrë tretman mjekësor.
Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për t’i vazhduar hetimet e mëtejshme.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën ‘Sulm Seksual’ ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.