Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se gjatë qëndrimit të sotëm në Greqi është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti thotë se kanë pasur një bisedë të gjatë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti.
“Patëm një bisedë të gjatë me EUSR-në @MiroslavLajcak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti.
Had a long conversation with EUSR @MiroslavLajcak on the sidelines of the 25th SYMI Symposium in Crete on the de-escalation of tensions and normalization of relations with Serbia. We remain committed. The weather was far hotter than our discussion. pic.twitter.com/oGqvDNfU0K
— Albin Kurti (@albinkurti) July 17, 2023
Kujtojmë që kryeministri Kurti sot nuk morri pjesë në takimin joformal të thirrur nga kryeministri Rama, ku ishin të ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, arsyeja e mos-pjesëmarrjes së Kurtit në këtë takim ishte që kryeministri muaj më parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në këtë konferencë në Kretë të Greqisë.
“Para një jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për një drekë joformale me komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, në Tiranë, e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe, meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, kishte thënë Kryeziu.