Katër vrasje në 151 ditë në Kosovë, kërkohen ndryshime në sistemin ligjor

Ndryshime të menjëhershme në sistemin ligjor kërkohen pas rritjes shqetësuese të vrasjeve në Kosovë gjatë pesë muajve të parë të vitit 2023. Në periudhën nga janari deri në maj, raportohet se janë kryer katër vrasje në vend, në krahasim me 21 vrasjet e raportuara gjatë gjithë vitit të kaluar

Pamje nga vendngjarja në Pejë, ku djali vrau nënën e tij, 14 prill 2023.

Në pesë muajt e parë të vitit 2023, Kosova, me një popullsi prej mbi 1 milion banorësh, ka përjetuar një situatë shqetësuese në lidhje me numrin e vrasjeve. Nga fillimi i janarit deri në maj, për 151 ditë, është raportuar se janë kryer katër vrasje në vend.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, në periudhën janar – dhjetor të vitit 2022, për 365 ditë, Kosova përjetoi gjithsej 21 vrasje të tronditshme.

Ndikimi i madh i vrasjeve në një popullsi të vogël, siç është kjo e Kosovës, tregon se ekziston një sfidë kritike për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

“Moszbatimi i sistemit ligjor para atij zakonor është një faktor kyç që ndikon në rritjen e vrasjeve në Kosovë”.

Kështu ka theksuar, njohësi i sigurisë, Drizan Shala, i cili ka shtuar se mungesa e besueshmërisë në sistemin legal – ligjor po ashtu ka ndikuar në rritjen e ndjeshmërisë ndaj pasigurisë, veçanërisht te qytetarët që jetojnë në disa rajone të caktuara.

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës, të kërkuara nga portali Dukagjini, tregojnë se shqetësimi kryesor pas vrasjeve të kryera dhe ato në tentativë, vazhdon të rëndojë mbi mbajtjen e paautorizuar të armëve ilegale.

Megjithatë, raportohet se numri i rasteve të tentativave për vrasje është ende i lartë.

Në periudhën janar – dhjetor të vitit 2022,  janë regjistruar 90 raste të tentativave për vrasje, ndërsa për periudhën janar – maj të vitit 2023, 58 raste kanë qenë në tentativë për të përfunduar si vrasje.

Nga ana tjetër, statistikat për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve pa leje tregojnë se në vitin 2022 janë regjistruar 775 raste të tilla për periudhën janar – maj, ndërsa në vitin 2023 numri ka rënë në 623.

Për të adresuar këtë situatë alarmante, eksperti i sigurisë ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë kanë planifikuar disa projekte dhe strategji.

Megjithatë, sipas Shalës, zbatueshmëria e strategjisë së Policisë në komunitet në këtë pjesë ka dështuar.

“Institucionet e sigurisë në Kosovë kanë paraparë disa projekte edhe një strategji e cila udhëhiqet policimi nga inteligjenca, pra që strategjia policimi në komunitet në këtë pjesë ka dështuar zbatueshmëria e kësaj strategjie”, ka thënë Shala.

Ai ka bërë thirrje për ndryshime në qasjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke sugjeruar një qasje të re për legalizimin e armëve ilegale për të shmangur proceset administrative burokratike dhe për të inkurajuar qytetarët që posedojnë mbi 200 mijë armë ilegale të marrin rrugën drejt legalitetit.

“MPB do të duhej t’i ketë qasjet ndryshe nga e kaluara për pjesën e legalizimit të armëve ilegale për t’i ikur në njërën anë pjesës administrative burokratike për t’i nxitur qytetaret që mbi 200.000 armë ilegale të marrin rrugën e tyre për legalitet”, ka deklaruar Shala.

Ai ka vlerësuar nevojën për ndryshime thelbësore në sistemin ligjor dhe implementimin e masave efektive për të luftuar fenomenin e vrasjeve në rritje.

Rastet e fundit tragjike të vrasjeve në Kosovë

Rastet e fundit të vrasjeve në Kosovë theksojnë rritjen e shqetësueshme të fenomenit ku palët vendosin të bëjnë “drejtësinë” në mënyrë vetjake.

Ngjarjet tragjike të Madanajt të Gjakovës, Kijevës të Malishevës, Prishtinës dhe rasti i vrasjes mizore në Pejë kanë tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vënë në pah nevojën për ndryshime thelbësore në sistemin ligjor dhe për implementimin e masave efektive për të luftuar fenomenin e vrasjeve në rritje.

Rasti i vrasjes dyfishtë në Madanaj të Gjakovës për shkak të kontestit pronësor ka qenë një prej ngjarjeve më të fundit të tronditshme. Ngjarja ishte raportuar më 25 qershor në muajin e gjashtë të vitit 2023. Pas një muaji nga vrasja, dyshimet fillimisht u konfirmuan me arrestimin e dy të dyshuarve. Njëri prej tyre ishte në kërkim për një muaj, ndërsa më pas u vetëdorëzua. Tjetri u arrestua pas dy ditësh nga kryerja e vrasjes.

Një tjetër ngjarje e trishtueshme tjetër ka ndodhur në Kijevën e Malishevës më 28 prill, ku dyshimet fillestare treguan se nipi kishte vrarë axhën e tij për shkak të një kontesti pronësor. Në këtë rast, i dyshuari është arrestuar në lidhje me këtë ngjarje tragjike.

Ndërsa, një vrasje e shokuese ka ndodhur në Prishtinë, ku një shtetas i Maqedonisë së Veriut është qëlluar për vdekje me armë zjarri në “Rrugën C”.

Ndër rastet më të tmerrshme të këtij gjashtëmujori është rasti i vrasjes mizore të nënës nga djali i saj me inicialet U.H.

Pas arrestimit të tij, ai kishte qëndruar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike për një ekzaminim psikiatrik.

Gjykata Themelore në Pejë, më 15 prill, vendosi masën e paraburgimit për të dyshuarin në lidhje me vrasjen e nënës së tij.

Tani, i dyshuari pritet të qëndrojë në paraburgim deri në fillimin e procesit gjyqësor, ku do të gjykohet për akuzën e vrasjes mizore.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika