Nënshkruhet Rregullorja, bashkëkombësit dhe shtetasit e huaj kanë të drejtë mbi pronësinë e paluajtshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se bashkëkombësit si dhe shtetasit e huaj tani kanë mundësinë të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme në Kosovë, sipas Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit

Fotografi ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se bashkëkombësit dhe shtetasit e huaj tani kanë mundësinë e fitimit të së drejtës së pronësisë mbi pronat e paluajtshme në Kosovë.

Siç ka njoftuar ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, vendimi është marrë pas nënshkrimit të Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit.

Sipas saj, rregullorja e re ka për qëllim të sigurojë që të gjithë bashkëkombësit e Kosovës dhe shtetasit e huaj të kenë mundësinë legjitime për të fituar pronësi mbi pronat e paluajtshme në territorin e Kosovës.

Siç ka thënë ministrja Haxhiu, autoriteti kompetent do të zbatohet në përputhje me rregullat specifike të përcaktuara me këtë akt nënligjor.

“Nga sot, me nënshkrimin e Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, bashkëkombësit tanë të cilët duan të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme, por edhe investitorët e huaj e subjektet tjera, do të mund ta realizojnë këtë të drejtë pranë autoritetit kompetent sipas rregullave të përcaktuara me këtë akt nënligjor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“E drejta për posedim të pronës tashmë po rregullohet asisoj në mënyrë që të mos privohen bashkatdhetarët tanë dhe në anën tjetër të krijohen kushte më të përshtatshme për investitorët nga jashtë”, ka thënë tutje ministrja Haxhiu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika