Spahiu: Opozita duhet të sulmojë Qeverinë në pikat e saj më të dobëta

Profesori Nexhmedin Spahiu ka thënë se opozita duhet të sulmojë Qeverinë në pikat e saj më të dobëta dhe t'i del në krahë për pikët e forta

Profesori Nexhmedin Spahiu

Profesori Nexhmedin Spahiu ka thënë se opozita duhet të sulmojë Qeverinë në pikat e saj më të dobëta dhe t’i del në krahë për pikët e forta.

“Opozita nuk po i shikon pikat e dobëta të Qeverisë,…opozita gjithmonë duhet të sulmojë Qeverinë në pikat e saj më të dobëta dhe duhet natyrisht në pikat e saj më të forta duhet me i’u dal në krahë. Në mënyrë që kur ajo (Qeveria) të mburret me pikat e saj të forta, me i’u thanë që e ke pasë këtë sukses sepse e ka pasë përkrahjen tonë”, ka thënë Spahiu.

Spahiu ka thënë se “gabimi trashanik” i opozitës është që i’u ka kundërvyer Qeverisë për situatën në veri.

Profesori Spahiu ka shtuar se për të mundur kryeministrin Kurti duhet t’a lënë në qetësi.

“Për me mund Albin Kurtin duhet me lënë në qetësi, mos me kriju probleme konfliktuoze, sepse janë gjithmonë në konflikte dhe ai del fitues, sepse ajo është natyra e tij, që të përfitoj prej konflikteve të mundshme”, ka shtuar Spahiu në “FIVE”.

Spahiu ka shtuar tutje se në momentin që krijohen situata konfliktuoze, kryeministri Kurti përfiton nga to.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika