Dronët “Bayraktar” të rëndësishëm pavarësisht vështirësive për t’i përdorur

Pavarësisht që Kosova u furnizua me dronët Bayraktar, deklarata e KFOR-it i doli në rrugë entuziazmit të madh të Qeverisë për blerjen e tyre. Pavarësisht që misioni i NATO-s nuk lejon që ata të fluturojnë në qiellin e Kosovës, njohësit e sigurisë po vlerësojnë se Kosova nuk gaboi në blerjen e tyre

Tashmë arma më e rëndë që e posedon Kosova janë dronët Bayraktar TB-2.

Por ky shkatërrues i mjeteve më të mëdha ushtarake me fuqi dhe shpejtësi të lartë nuk lejohet të veproj në Kosovë.

Kjo pasi, sipas KFOR-it hapësira ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për fluturime komerciale, e jo edhe për ato ushtarake.

Pavarësisht kësaj, sipas njohësit të rrethanave të sigurisë, Nuredin Ibishi, Kosova nuk bëri gabim që i bleu dronët.

“Asgjë nuk pengon që ato pajisje ne t’i kemi dhe shumë mirë është bërë që i kemi porositur pasi që ne çdoherë pretendojmë të pajisemi me armatime dhe pajisje të reja ushtarake sikur që janë këto”, ka deklaruar Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Ndërsa, sipas anëtarit të Komisionit Parlamentar për Siguri, Hisen Berisha, Kosova nuk e ka shkelur rezolutën 1244 me blerjen e dronëve.

“Edhe komandanti i KFOR-it dhe të gjithë ata që shqetësohen duhet ta dinë që nuk jemi ndesh me rezolutën 1244, nuk jemi ndesh sepse kjo rezolutë e ka fut Kosovën në një proces politik i cili përmes bisedimeve ka ardhë në përfundim që ky territor mund të vetmenaxhohet në mënyrë autonome”, ka deklaruar Hisen Berisha, nga Komisioni për Siguri.

Atij gjithsesi po i pengon fakti që Qeveria në krye me Albin Kurtin ka marrë meritat për blerjen e tyre.

“Nuk është meritë as e Kryeministrit, as e ministrit, as e jemja as e kërkujt. Është meritë e planifikimit që ka bërë FSK-ja, oficerët dhe stafi profesional, partnerët strategjikë dhe këto blerje janë me plan e afatë”, ka deklaruar Berisha.

Qeveria e Kosovës për blerjen e dronëve Bayraktar ka njoftuar ditën e diel dhe nuk kanë dhënë detaje për numrin e tyre apo koston.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika