Oficeri britanik që shërbeu në Kosovë thotë se UÇK ka pasur mosmarrëveshje të brendshme

Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë, në cilësinë e dëshmitarit të 14-të me radhë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka pohuar se nga të gjithë theksohej se kishte mosmarrëveshje mes Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK)

Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë, në cilësinë e dëshmitarit të 14-të me radhë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ka pohuar se nga të gjithë theksohej se kishte mosmarrëveshje mes Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

‘‘Ishte e qartë të theksohej nga të gjithë se kishte mosmarrëveshje mes UÇK-së’’, tha dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, avokatit Gregory Kehoe, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Paraprakisht, dëshmitari ka thënë se ka qenë në territor të UÇK-së dy-tri herë dhe është e drejtë të thuhet se njësitet kanë qenë ad-hoc, nga persona që ishin fshatarë dhe guximtarë.

Ai tha se mund të thuhet se kjo ushtri nuk kishte të njëjtat aftësi që ka pasur ushtria serbe dhe se nuk kundërshton mendimin e lexuar të gjeneral Majers se perfomanca e UÇK-së kishte defekte dhe ka pasur mungesë të kohesionit mes grupeve të njësive dhe kontroll të keq dhe që UÇK mund të thuhet se është mundur gjatë gjithë fushatës.

I njëjti më tej tha se atë kohë ka dikur se kush kanë qenë komandantët e zonave, por nuk e ka ditur se nuk përfshihej në komandën e lartë.

Po ashtu, ai pohoi se nuk i kujtohet të ketë përmendur dikush Hashim Thaçin deri në kohën e Rambujesë.

Ladwidge tha se e di se Drini ka qenë komandant i Pashtrikut, por kush ishte para tij nuk kishte informacion.

I pyetur nëse atë kohë ka pasur spiunë dhe bashkëpunëtorë, dëshmitari u përgjigj ‘‘padyshim’’, po ashtu kur u pyet se a është në dijeni se në verën e 1998 UÇK është zënë në prit për shkak të informacionit që ka rrjedhur në anën tjetër, u përgjigj ‘‘padyshim, është roli i zbulimi ushtarak’’.

Ndërkaq, tha se ‘‘kjo nuk do të më befasonte’’ kur u pyet nëse kishte informacion se ushtarët e UÇK-së dezertonin postet e tyre.

Më tej, dëshmitari u pyet nëse kishte njohuri se një individ i njohur si Toni ka refuzuar të ishte komandant batalioni dhe të raportojë para shtabit të Drenicës dhe ka shkuar në Rahovec duke krijuar komandën e vet, e që ai tha se ‘‘jo’’.

Por, shtoi se ka pasur fjalë se ka pasur përleshje mes strukturave të UÇK-së e që për këtë çështje avokati Kehoe lexoi disa pjesë të raportit të OSBE-së që shfaqnin pjesë lidhur me problemet e natyrës organizative sikurse fenomeni i mungesës së armëve apo mosrespektimin e komandës së batalionit, si dhe refuzimin e urdhrave nga ushtarët.

Pas kësaj, dëshmitari tha se është treguar në përgjithësi dhe ka pasur fraksione të ndryshime sa i përket organizimit të luftës në Rahovec.

Po ashtu, avokati Kehoe ka vazhduar ta marrё në pyetje për marrjen e Rahovecit nga ana serbe, e që sipas Kehoe, sulmi i UÇK-së kishte ndodhur me datën 17, ndërsa dy ditë më vonë serbët e kishin rimarrë qytetin.

“Dhe ju na thatë rreth 150 civilё shqiptaёr u vranë gjatë këtij procesi”, e pyeti tutje avokati Kehoe.

Në lidhje me këtë, Ladwidge tha se sa i përket numrit nuk e ka të qartë, por që ishte numër i madh i civilëve e që ishte shifra më e përafërt e që kishin marrë.

Tutje, Ladwidge ka pohuar se këta njerëz ishin vrarë nga forcat serbe.

Ndërsa, kur u pyet se çfarë kishte ndodhur me zonat ku ishin vrarë 150 civilët, ai tha se me sa e di ka pasur një operacion të spastrimit.

Ndër të tjera, ai tha se në këtë qytet ka pasur komunitetet të ndryshme dhe se njerëzit ishin të afërt me njëri-tjetrin, duke shtuar se është e drejtë të thuhet se çdokush në atë qytet, me përjashtim të disa kryerësve, shprehën keqardhje të madhe për atë që kishte ndodhur.

Sipas tij, nga këndvështrimi i shqiptarëve disa e kanë fajësuar UÇK-në sikur në situata të tilla se kur i vihet faji dikujt tjetër.

“Mendoj që në shumë raste njerëzit fajësuan UÇK-në që kishin filluar për atë që ndodhin, por asnjëra nga komunitetet nuk mund të them se ishin të kënaqur, ato shprehen keqardhje”, tha  Ladwidge.

I njëjti tha se ka pasur edhe serb, një, dy apo tre individë që kanë qenë të përfshirë dhe se nga ana e shqiptarëve e dinin për këta kryes.

Ndryshe, gjatë dëshmisë së të njëjtit, seanca ka kaluar në sesion privat në 3 periudha të shkurtra kohore.

Ndërsa, i njëjti do të vazhdojë me dëshminë e tij edhe gjatë ditës së nesërme e që pritet edhe ta përfundojë. /Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika