Musk pezullon përkohësisht procedurat e blerjes së Twitter-it

Bordi i Twitter kishte rënë dakord për një blerje prej 44 miliardë dollarësh nga CEO i Tesla, Elon Musk

Elon Musk ka konfirmuar se blerja e Twitter për 44 miliardë dollarë është lënë pezull si shkak i një raporti mbi numrin e madh të llogarive të padëshiruara dhe false në rrjetin social.

CEO i Tesla-s ka thënë se “Marrëveshja me Twitterin përkohësisht është në pritje pasi po presim detaje që mbështesin vlerësimin se llogaritë e padëshiruara/fake janë me të vërtetë më pak se 5% të përdoruesve”.

Twitter kishte dhënë një përditësim rreth numrit të përdoruesve falsë në platformë, duke thënë se “ne kemi kryer një rishikim të brendshëm të një kampioni llogarish dhe vlerësojmë se mesatarja e llogarive false ose të padëshiruara gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 përfaqësojnë më pak se 5% të mDAU [përdoruesve aktivë ditorë të mundshëm] gjatë tremujorit”.

“Pasi të përcaktojmë se një llogari është e padëshiruar ose ka qëllim të keq apo është fals, ne ndalojmë së numëruari atë në mDAU-në tonë ose metrika të tjera të lidhura me të”, shkruan ai.

Miliarderi beson se oferta për këtë platëformë është shumë e lartë nëse rezulton se kompania ka nënvlerësuar përqindjen e përdoruesve që janë llogari të padëshiruara.

MDAU është një metrikë kyçe në përcaktimin e vlerës së kompanive të mediave sociale, pasi përdoret për të ndihmuar në llogaritjen e sasisë së të ardhurave nga reklamat që platforma është në gjendje të bëjë.

Elon Musk pritet të shërbejë si CEO i përkohshëm i Twitter

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika