Punimet në rrugën Gjilan-Kllokot, Kurti: Si shkak i temperaturave të larta, po punohet natën

Një video e publikuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tregon punëtorёt, të cilët po vazhdojnë punimet në rrugën Gjilan-Kllokot gjatë orëve të natës.

Ky veprim, siç thotë Kurti, vjen si shkak i temperaturave të larta gjatë ditës. Njëherit, edhe për mospengim të qarkullimit të trafikut.

“Në Rrugën Gjilan-Kllokot, kemi filluar të punojmë edhe në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mëngjes në 05:00, për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës e gjithashtu që të mos pengojmë qarkullimin e trafikut në këtë aks rrugor, të cilin kryesisht e frekuentojnë bashkatdhetarët nga mërgata. Ministri Liburn Aliu dhe zv.ministri Hysen Durmishi vizitojnë dhe falënderojnë punëtorët”, ka deklaruar Kurti.

Në video shihet ministri Liburn Aliu gjersa viziton punёtorët gjatë detyrës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika