Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Epopenë e Rahovecit, duke thënë se ajo i dha mesazh të qartë armikut për vendosmërinë e shqiptarëve që të jetojnë të lirë në trojet e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku mbetet i paharruar.
“Epopeja e Rahovecit, e vitit 1998, i dha mesazh të qartë armikut për vendosmërinë e shqiptarëve që të jetojnë të lirë në trojet e tyre”.
“Heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre: Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Avdullah Bugari, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, në vitin 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte hyrë për të marrë në kontroll qytetin e Rahovecit.
Por, gjatë luftimeve të cilat zgjatën deri më 25, në altarin e lirisë kanë rënë 25 dëshmorë dhe u vranë mbi 100 civilë shqiptarë.