Profesori, Bekim Bejta, ligjërues në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Në një letër të siguruar nga KALLXO.com, Bejta ka shkruar se ai po e braktis UP-në.
“Unë, Bekim Bejta, Profesor dhe hulumtues shkencor i Universitetit të Poitiers, Francë, po ju njoftoj që nga dita e sotme, nuk jam më profesor i Universitetit të Prishtinë. Domethënë, unë po e braktis (lë, lëshoj) këtë vend pune”- thuhet në letrën e Bejtës drejtuar Senatit të UP-së.
Në fund të muajit mars të këtij viti, në media është publikuar një audio-incizim në të cilin dëgjohet profesori Bekim Bejta duke iu drejtuar një studenteje në gjuhë denigruese.
Bejta ishte suspenduar nga puna në prill me vendim të Senatit të UP-së të cilët kishin vendosur njëzëri.