Shkolla që mbanë emrin e Sami Frashërit, në Lluçan të Bujanovcit, figurativisht i përshtatet përshkrimeve të Migjenit.
Gjendja e saj, të paktën nga buxheti i shtetit të Serbisë, nuk pritet të ndryshojë.Për renovimin e shkollave në komunat e Luginës së Preshevës, Serbia ka ndarë 5.3 milionë euro, por nga kjo shumë e konsiderueshme, sipas Këshillit Kombëtar Shqiptar asnjë cent nuk e është ndarë për shkollat ku mësohet shqip.
“E kanë dorëzuar plan dokumentacionin, me të gjitha para-llogaritë, por edhe ajo nuk ka kaluar tek Ministria e Arsimit (e Serbisë). Por ndërkohë që edhe vitin e kaluar nuk ka kaluar edhe një shkollë tjetër, në fshatin Bilaq, ndërkohë shkollat serbe jo vetëm që kanë kaluar por renovimet e tyre janë duke u bërë në mënyrën më të mirë të mundshme me shifra jashtëzakonisht të larta.”, ka deklaruar Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Kryetari i Këshillit Nacional, Nevzad Lutfiu, thotë për diskriminimin etnik do t’i informojë të gjitha ambasadat në Beograd dhe Qeverinë në Prishtinë.
Diskriminimi në format ndryshme që Serbia e ka zbatuar në dekadat e fundit sipas përfaqësuesve politik, këto tri komuna i ka kthyer në vatra të varfërisë e të emigrimit.
“Presioni sistematik duke përfshirë pasivizimin e adresave, shpërnguljen masive, mos-zhhgjidhjen e qështjes së personave juridikisht të padukshëm, me mos-njohje të diplomave,nën-përfaqësim, mos-integrim, dhe asnjë përmirësim në fushën e arsimit”, ka deklaruar Ardita Sinani, Këshilltare politike në Qeverinë e Kosovës për Luginën.Këshilltarja politike e Kryeministrit Albin Kurti për Luginën, thotë se Qeveria Kurti në këtë mandat ka ndarë mbi 2 milionë euro e 300 mijë euro për Luginën.
“Zgjidhjet e paqarta të dekadës së fundit kanë qenë veçnaërisht të dëmshme prë shqiptarët e Luginës si dëm kolateral. Nëse Serbia do ta kishte njohur Kosovën ajo mund të lejonte përdorimin e simbioleve, të njihte diploma, dhe në të kundërtën të rregullonte bashkëpunimin”, ka deklaruar Sinani.
Sinani thotë se Serbia nuk do simetri e barazi për pakicat, por dëshiron dhe synon hegjemoni.
Sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullsisë, në Serbi jetojnë mbi 61 mijë shqiptarë, gjysma e të cilëve në Preshevë, e mbi 25 mijë të tjerë në Bujanoc.