Lajçak: Në Bruksel diskutuam për zbatimin e marrëveshjes dhe shtensionimin në veri

Pas takimit në Bruksel, emisari i BE-së Miroslav Lajçak ka konfirmuar se diskutimet në kudër të dialogut Kosovë-Serbi do të vazhdojnë në të ardhmen

Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajcak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe të Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka theksuar se diskutimet gjatë takimeve dypalëshe kanë përfshirë një sërë çështjesh, duke filluar nga zbatimi i Marrëveshjes së 27 shkurtit e deri te depërshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.

Po ashtu, ai ka potencuar se diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për tensionet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam pritur kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe Serbisë, Petar Petkoviq, në Bruksel. Ne diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të Dialogut, duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe depërshkallëzimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndërsa, sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, Lajçak vendosi që të mos kishte një takim trepalësh në Bruksel.

Në disa deklarata pas takimit me Lajçak, Bislimi ka thënë se pala kosovare mbetet e interesuar për një takim të tillë.

“Ka qenë si duket qëndrim i Lajçakut që në këtë moment, takimi trepalësh jo domosdoshmërisht do të kontribuonte në finalizimin e dokumenteve, sepse mendon që ka ende ka nevojë për parakoordinim shtesë para se kjo të ndodhë, madje edhe ka ide që plani i sekuencimit [të Marrëveshjes Bazë] kërkon takim të nivelit të lartë, sipas tij, sepse qartazi kryenegociatorët nuk mund ta përfundojnë këtë proces në mënyrë të suksesshme”, ka deklaruar ai.

Sipas Bislimit, plani i Lajçak më shumë i kushton vëmendje kërkesave të Serbisë, dhe se sipas tij, nuk garanton zbatim të plotë të marrëveshjes.

Ai ka theksuar se ka qenë evidente në takim nevoja e të punuarit më tutje në konkretizimin e dokumenteve, dokumente këto, të cilat, sipas tij, sigurojnë një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike.

Ndërkaq, ai bëri të ditur se plani i sekuencimit të Marrëveshjes Bazë, termat e referencës për monitorimin e Marrëveshjes Bazë, termat e referencës për zbatimin e Deklaratës për personat e pagjetur, pjesë me komente e përshendetur nga ana e Lajçak dhe për marrëveshjen për energjinë ishin temat, mbi të cilat, u diskutua në mes Lajçak e Bislimit.

Situata në veri të vendit ka qenë e tensionuar që nga ardhja e kryetarëve të rinj në komunat veriore të vendit.

Nga protestat e organizuara nga lokalët serbë, pati edhe dhunë fizike ndaj gazetarëve e ushtarëve të misionit të NATO-s.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika