Escobar i pakënaqur, analistët: Ka presion të shtuar ndaj Kosovës e Serbisë

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të martën para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve pati kritika si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Ato kishin të bëjnë me mosgatishmërinë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Njohës të zhvillimeve politike, konsiderojnë se kjo situatë e ka vënë në siklet edhe Washingtonin, derisa situata po shkon në një fazë të re, me shtensionimin dhe zgjedhjet në veri si synime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, emisari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Si mundësinë më të madhe për bashkëpunim Kosovë-SHBA, e ka konsideruar Marrëveshjen e Ohrit. Por toni në fundin e fjalisë së Gabriel Escobar, ka qenë i zymtë, tek sa ka përmendur se nga Qeveria e Kosovës, ende nuk e ka një zotim se do të përmbushë kërkesën për themelimin e Asociacionit, një prej pikave të Marrëveshjes.

Kjo ka qenë një çështjeve, që Esccobar, emisari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, e ka ngritur gjatë raportimit para anëtarëve të  Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Më duhet ta them që jemi të brengosur me mungesën e përafrimit, jo vetëm me SHBA-në por me gjithë komunitetin transatlantic. Prapë po kërkojmë mënyrën me të cilën mund ta bindim Qeverinë që t’i shohë Shtetet e Bashkuara si partner primar në rajon dhe përafrimi me Shtetet e Bashkuara i sjell dobi Kosovës e nuk e hedh jashtë nga aspiratat e veta”, ka deklaruar Escobar.

Escobar, tërthorazi ka kundërshtuar edhe synimet e qeverisë kosovare, për nxjerrjen e asaj që i referohen si plan sekuencimi, që sipas zyrtarit amerikan, nuk përfshihet në proces.

Sipas Belgzim Kamberit nga Instituti “Musine Kokalari” ky raportim tregoi edhe njëherë trysninë e SHBA-ve në drejtim të dy shteteve.

“Ka një lloj për të rritur presionin jo vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj Serbisë sepse aty u përmend që edhe Serbia mund të merr masa ndëshkuese nëse nuk marrin pjesë serbët e Kosovës në zgjedhje dhe aty nuk ndërhynë Beogradi pra në këtë drejtim kjo reflekton në një siklet të SHBA-ve me Qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë të cilat realisht po tregojnë që nuk po kanë gatishmëri për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit”, ka deklaruar Kamberi.

Zhvillimet e fundit, sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri, po hyjnë në një nivel të ri, me dy qëllime kryesor .

“Takimet në ditët në vijim qofshin me përfaqësuesit e BE-së apo edhe vet angazhimin e SHBA-ve konsideroj që po kalon në një fazë të re dhe kjo fazë lidhet ekskluzivisht me shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës dhe ndoshta përgatitjet që mund të jenë planifikimet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme atje”, ka thënë Imeri.

Por një ish-drejtues i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, nuk është pajtuar krejtësisht me qasjen e administratës Biden në rastin e raporteve Kosovë-Serbi.

Për gjithë situatën ka folur edhe ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel i cili pos që tha se nuk pajtohet që Departamenti i Shtetit sanksionoi  Kosovën për çështjen e targave dhe të kryetarëve të komunave në veri ai po ashtu shtoi që SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën.

Ai, mes tjerash ka shkruar se nuk ka pasur masa ndaj presidentit serb, Vuçiq, për presionin e ushtruar ndaj komunitetit serb të Kosovës, që rezultoi me bojkotin e zgjedhjeve, e mezi ishte dënuar dhuna e protestuesve serrb ndaj ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, duke kërkuar ndryshim të qasjes.

“Washingtoni tani po e qetëson Vuçiqin në një përpjekje për të ulur tendencat e tij nxitëse”, ka shkruar mes tjerash Engel.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika