Shpeshëher dëshirat e fëmijëve janë nga më të ndryshmet e jeta që jetojm sot i bën ata shpeshëher të kenë ëndërra luksoze e baballarët janë ata që gjithmon kujdesen për realizimin e tyre që të bëjnë të lumtur të vegjëlit e tyre.
Truong Van Dao, një zdrukthëtar me profesion nga Vietnami, projektoi për djalin e tij një Lamborghini elektrik prej druri, plotësisht funksional.
Sipas medieve të huaja, Truong ndau një fotografi në Facebook ku ai shihet duke qëndruar pranë makinës dhe duke ia dorëzuar djalit të tij telekomandën.
Makina duket origjinale, por është bërë prej druri dhe ka atë dizajn të hijshëm dhe mprehtësinë e Lamborghinit që kemi parë rrugëve duke bërë zhurmë para nesh.
Burrit në Vietnam iu deshën 65 ditë për të ndërtuar makinën, e cila funksionon nga një super kondensator.
Automjeti është bërë nga pemë të hedhura dhe funksionon me një motor të vogël elektrik që mund të prodhojë një shpejtësi deri në 25 kilometra për orë.