Ismaili: Nëse do të bisedoja me Radojiçiqin, ministrja Haxhiu do të kërkonte hetim

Uran Ismaili nga PDK-ja gjersa ka folur për audio-incizimet e publikuara, ka deklaruar se nëse ai do të kishte biseduar me Milan Radojiçiqin, ministrja e Drejtësisë, Albluena Haxhiu do të kërkonte hetim

Uran Ismaili nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Uran Ismaili, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me audio-incizimet e publikuara ku shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, bisedon me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Në bisedë, Kusari-Lila kishte pohuar se kishte komunikuar me Milan Radojiçiqin, person në kërkim nga Policia.

Ismaili ka kërkuar që Prokuroria ta hetojë këtë çështje dhe të përcaktojë nëse veprimet e Kusari-Lilës mund të konsiderohen si vepër penale.

“Me çështjen e Radojiçiqit shkarkimi ka qenë më e pakta, dhe unë pajtohem që duhet të ketë hetim”, ka thënë Ismaili në Debat Plus.

Ai ka shtuar se nëse do të ishte ai që ka biseduar me Radojiçiqin ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, do të kërkonte hetim ndaj tij.

“Po të isha unë ai që kishte biseduar me Radojiçiqin, i cili është në kërkim nga Policia, mendoj që ministrja e Drejtësisë do të reagonte ndaj meje dhe jam 100 për qind i sigurt që do të kërkonte hetim”, ka deklaruar Ismaili.

Ai gjithashtu ka theksuar se një situatë e tillë do të shkaktonte reagim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas tij, do të ishte thënë “shikoj sesi koordinohen me serbët”.

Ismaili ka vënë në dyshim deklaratat e Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se nuk mund të quhet “Qeveri liberale” kur kundërshton lirinë e medias, tenton të vendosë militantë nëpër vend, dhe shtyn gazetarët drejt heshtjes.

“Nuk mundesh me quajt vetën Qeveri liberale, kur ke akuza të njëpasnjëshme për sulme ndaj mediave, për tentim të vendosjes së militantëve gjithandej dhe për tentim të heshtjes së gazetarëve dhe me quajt vetën Qeveri liberale”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu ka shprehur mospajtimin e tij me mënyrën e trajtimit të rastit të bisedimit të  Kusari – Lilës me Radojiçiqin, ku siç ka thënë ai akoma asnjë masë nuk është ndërmarrë për shkarkimin e saj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika