Sonte në emisionin “Jeto” në kuadër të bisedës me ekspertë të shëndetit mendor, e ftuar ishte psikiatrja Valbona Tafilaj.
Tema e cila u diskutua sonte ishte vetlëndimet që vijnë si pasojë e çrregullimeve mendore, e të cilat mund të çojnë deri në fatalitet.
Tafilaj deklaroi se për shkak të njohurive të pakta që kemi për çrregullimet e shëndetit mendor, dhe stigmatizimit që ka kjo temë në vendin tonë, atëherë ndodhin edhe vetlëndimet si dhe tentimet e vetvrasjeve dhe vetvrasjet.
Sipas psikologes ka persona që me vetlëndime tentojnë të arrijnë diçka që dëshirojnë, por edhe persona tjerë që me anë të vetlëndimeve kërkojnë ndihmë nga të tjerët. Ajo shton se ka plot faktorë e shkaktarë të cilët mund të çojnë deri në një vetlëndim apo edhe më shumë.
Faktorë kryesorë, përveç çrregullimeve si depresioni, ankthi, çrregullimet e personalitetit, sipas psikiatres janë edhe faktorët e jashtëm, humbjet në familje, ndarjet nga partneri, humbja e pasurisë apo punës, që e izolojnë një person nga rrethi dhe e lënë të vetmuar, me mendime që mund të çojnë deri në veprime kundër mirëqënies së tij.
Në lidhje me identifikimin e problemeve të tilla të mundshme, Tafilaj deklaroi se duhet të jemi vigjilent ndaj personave në rrethin tonë që e shohim se diçka nuk po shkon, nuk kanë disponim, nuk kanë vullnet, nuk ka shpresë dhe mbizotëron pesimizmi, duhet ta marrim me të mirë deri sa ta bindim që të konsultohet me një profesionist të shëndetit mendor.
Tafilaj thekson se personat që mund të shfaqin tendenca të vetlëndimit mund të vërehen nga ndryshimi i karakterit të tyre, ndëriimi i disponimit, i komunikimit, bëhen më të tërhequr, në disa raste edhe agresivë, izolohen dhe i shmangen kontaktit me të tjerët, kanë probleme me pagjumësinë.
Për t’i dhënë ndihmën më të mirë një personi që po kalon këto probleme, sipas psikiatres së pari duhet ta pranojnë këtë gjëndje familjarët, të mos kenë stigmatizimee paragjykime, nuk duhet që të dërgohet me forcë tek profesionistët e shëndetit mendor pasi “është tranu”, por duhet me bashkëbisedim dhe mirëkuptim, pasi siç shton Tafilaj, nëse një person që ka tendenca vetëvrasëse mbërrin me kohë tek profesionistët e shëndetit mendor, në 97deri 98% të rasteve ka sukses shpëtimi i jetës së tij.