Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Dragash, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti në raportin e përditshëm të policisë është cilësuar si “Ngacmim seksual”.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.